Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 10:10

Ua kishte premtuar, Rama shoqëron Alesion dhe Aurelin në shkollë (Video)

Pas 26 Nëntorit, kryeministri Edi Rama, iu ka qëndruar shumë pranë të prekurve nga tërmeti. Ndër to përmendim dy vogëlushët Alesio Cakoni dhe Aurel Lala, të cilët ai i ka quajtur ‘heronj’ dhe me të drejtë. Për të shpëtuar, dy djemtë janë hedhur nga pallatet e tyre dhe fatmirësisht kanë mbijetuar.

Që nga ai moment, Rama ka qëndruar shumë pranë tyre, duke i pajisur me shtëpi të re, duke iu mbuluar shpenzimet e shkollës, i ka takuar me futbollistët e preferuar dhe i ka shoqëruar për në shkollë me makinën e tij. Kryeministri iu kishte premtuar vogëlushëve që do t’i çonte ai në shkollë dhe e ka mbajtur fjalën.

Ditën e sotme Rama i ka marrë në makinën e tij dhe i dërguar në shkollën “Ahmet Zogu” në Tiranë. Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shkruan: “Me Aurelin dhe Alesjon, në ditën e parë të shkollës, Ju uroj të gjithëve një javë të mbarë. Ti nuk do jesh kurrë vetëm.”