Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 09:09

Njolla buzëkuqi në fytyrë, kush është vajza misterioze që puthi Capitalin

Capital T është padyshim një ndër reperët më të pëlqyer të Showbizit shqiptar, e sidomos nga vajzat. Ai e ruan shumë hermetike jetën e tij private por së fundmi i ka bërë të gjithë të mendojnë se është në një lidhje dashurie.

Reperi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto ku shihet para pasqyrës dhe në fytyrë i kanë ngëlur shenja buzëkuqi nga një e puthur në faqe. ‘Ups?’, ka shkruar ai krahas fotos. Ndjekësit kanë shpërthyer në komente, me kuriozitetin më të madh për të zbuluar kush është vajza misterioze që ka puthur Capitalin.

I pëlqyer gjithmonë nga vajzat, si për pamjen fizike, ashtu dhe për zërin, me këtë foto, reperi ka thyer shumë zemra.