Pak pasi kishin nisur të bashkëjetonin në Gjermani, reperi Fero, deklaroi ndarjen nga modelja e njohur Arbenita Ismajli. Po ashtu në një intervistë të bërë me ndjekësit në Instastory, ku këta të fundit e pyetën për ish të dashurën, ai tregoi se ndarja kishte ndodhur për faj të tij. Përgjigjen e kishte shoqëruar me të qara, si për të treguar se është penduar.

Dyshja prej kohësh i kanë fshirë postimet më njëri-tjetrin dhe nuk ndiqen më në Instagram. Megjithatë së fundmi kanë bërë që të lindin aludimet se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Fero ka publikuar në Instastoryn e tij, një foto ku shihet para pasqyrës së një tualeti:

Ndërkohë, nga i njëjti tualet ka publikuar foto dhe Arbenita. Mos vallë kjo do të thotë se ata të dy ndodhen sërish në të njëjtin vend? Nëse po, atëherë ka marrë fund periudha e ndarjes. Gjithsesi mbetet të presim nëse dyshja do të konfirmojë.





