Reperi i njohur, Mc Kresha po martohet mbrëmjen e sotme me një dasmë madhështore. Kresha është kurorëzuar në martesë me Erzina Shehun, një shqiptare që jetonte në Kanada e para një viti u rikthye në Kosovë, ku u njoh me Kreshën. Çifti kanë preferuar të mbajnë një dasmë private, ku të ftuar janë familjarët e miqtë më të ngushtë. Mes të ftuarve janë edhe personazhe të showbizit si Ledri Vula, Lyrical Son, Lumi B, Gjiko me Elitën etj. Më poshtë ju sjellim disa foto të të ftuarve në dasmën e Kreshës./Xing.al








