Pas ndarjes nga Roberti, Nora Istrefi u largua nga ekrani duke mos publikuar as këngë të reja e nuk mori pjesë as në emisione e intervista. Megjithatë 4 muaj pas ndarjes së bujshme Nora është gati të rikthehet me një këngë të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja duke postuar në Instagram një foto nga xhirimet e klipit të ri i cili do mbajë titullin "Anna".

"Jeni gati për këngën time të re, Anna?", pyet fansat Nora teksa zbulon se po vjen me një bashkëpunim me Gjikon. Edhe ky i fundit ka postuar një foto nga i njëjti vendi i xhirimeve dhe premton që kënga do jetë mega hit.

Menjëherë pas postimit të Norës kanë nisur edhe aludimet se kënga e re do zbulojë më shumë për ndarjen e saj nga Roberti, megjithatë na mbetet të presim deri në publikim.
