Klea dhe Elgiti janë kthyer në një nga çiftet e preferuar të publikut që prej ditës kur u zbulua lidhja e tyre. Çifti janë bashkë prej 3 vitesh dhe lidhja e tyre është e konsoliduar duke qenë se edhe jetojnë bashkë. Përpos jetës private, Klea dhe Elgiti janë shumë të fokusuar edhe tek puna. Madje Elgiti punon edhe në shtëpi e kjo gjë ia ka sjellë në majë të hundës Kleas. Bukuroshja ka postuar në Instastory një foto ku tregon Elgitin duke punuar në ambientet e shtëpisë. "Po dhe në shtëpi do punosh o Zot, ndihmë", ka shkruar Klea krah fotos ku shfaqet kompozitori duke punuar përpara kompjuterit dhe disa instrumenteve muzikore.

