Po pritet me padurim "Festivali i Këngës në RTSH", që do të mbahet në datat 19, 20 dhe finalja 22 dhjetor. Në skenën e Festivalit nuk do të ngjiten vetëm artistët shqiptarë, por edhe 3 artistë mjaft të njohur ndërkombëtarisht, Mahmood, Giusi Ferreri dhe Eleni Foureira.
Mahmoodo të këndojë natën e parë, Giusi Ferrieri natën e dytë dhe Eleni Foureira do të dhurojë një spektakël të paparë ndonjëherë në një skenë shqiptare në natën finale.
Eleni së shpejti do të vijë në Tiranë me të gjithë stafin e saj që e ndjek në eventet më të rëndësishme botërore dhe do të nisin përgatitjen për natën finale. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të performojë plot 15 minuta hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu edhe “Fuego”. Performanca do të jetë e shoqëruar nga një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe mjaft surpriza të tjera që do t’i mësoni natën e 22 dhjetorit.
Burimi: rtsh.al

