Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Besa Kokëdhima ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Shiko kush luan", ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe sfidave. Në sfidën “Ëngjëll apo djall”, Besës i është kërkuar të bëjë një kritkë për të atin.
"Duhet t’i shprehi gjërat më thjeshtë që ta kuptojnë të gjithë", u shpreh Besa për të atin, Koço Kokëdhima.
Besa dhe Koço kanë një marrëdhënie shumë të mirë babë e bijë dhe me siguri kjo kritikë e këngëtares do merret si një këshillë nga ish-deputeti.

