Nga Shqipëria / E Diel 15 Dhjetor 2019, 13:01

'Më fal, më fal. syri i keq', Zerka shkon ta puthë, por i heq Marinës...

I ftuar mbrëmjen e djeshme në "Klanifornia", ishte këngëtari i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku, Young Zerka. Si rrallëherë, Zerka foli edhe për jetën e tij private e lidhjen me Ronelën.

Mirëpo përpara intervistës ndodhi një e papritur. Zerka kur hyri në skenë, shkoi të puthte Marinën, por padashje i hoqi vëthin moderatores.

"Më fal, më fal", tha Zerka. 

"S'ka problem fare, kjo ishte për syrin e keq", u përgjigj Marina.

"Kush ishte syri i keq këtu?", pyeti Zerka nga publiku.