Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Dhjetor 2019, 22:10

Humbi të shoqin nga tërmeti, Klotilda Greku dhe e bija bëhen me shtëpi të re

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas shumë viktima. Mes tyre dhe shtetasi Sajmir Greku së bashku më dy prindërit e tij humbën jetën në Thumanë. Sajmiri la pas të shoqen, Klotildën dhe vajzën e tyre të vogël e cila e kërkon vazhdimisht të atin.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë vizituar ditën e sotme Klotildën në apartamentin e saj të ri në Tiranë dhe i kanë ofruar mbështetje të pakushtëzuar për gjithçka që ka nevojë. Apartamenti është shumë i kompletuar dhe po ashtu e shoqja e Sajmir Grekut, ka marrë dhe mbështetje financiare. t për t’i lidhur vajzës një pension të posaçëm për shkollim.