Nga tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, shumë shqiptarë në fshatra e në qytete mbetën në qiell të hapur. Kyeministri Edi Rama ka njoftuar se qëllimi i qeverisë është që brenda 2020-s të gjithë banorët që kanë humbur shtëpinë si pasojë e tërmetit, të pajisen me shtëpi të re.
“Brenda 2020-s banorët e fshatit do ta gëzojnë vitin e ri në një shtëpi të re, brenda qershorit 2021 ato të qyteteve të jenë në apartamente të reja. Vazhdojnë intensivisht hetimet për të dokumentuar përgjegjësit e çdo kahu e niveli për dëmet e shkaktuara si pasojë e abuzimeve në ndërtim. Sot janë kryer arrestimet e para, mos dëgjoni ato që gam-gamosin përnatë pse nuk kanë arrestime. Nuk dinë se si është puna, s’di gjë tjetër vec llafeve. një merak dua ta ndaj me ju. Arsyeja pse po ju shqetësoj me këtë mesazh. Opozita inekzistente në detyrën e saj, përveç daljeve sporadike”, është shprehur ai.
