Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Dhjetor 2019, 17:05

Po vraponte për në skenë, Anxhela Peristerit i ndodh incident me veshjen

Anxhela Peristeri mori pjesë këtë edicion të "Këngës Magjike", me këngën "Dikush i imi", që u pëlqye shumë nga publiku. Anxhela fitoi vendin e tretë dhe përpos këngës u komentua shumë edhe pamja e saj, në superformë dhe elegante e veshur me të bardha. Kur emri i saj u thirr nga Ardit Gjebrea, këngëtarja vrapoi për në skenë, por pësoi një incident me fustanin.

Me fotot e publikuara, "Panorama plus" tregon që Anxhelës, fustani i ka treguar më shumë se ç'duhet. Megjithatë këngëtarja është sistemuar shpejt. Anxhela doli në skenë dhe si gjithmonë këndoi me perfeksion këngën "Dikush i imi", që u vlerësua edhe si një nga këngët më të mira të këtij edicioni.

Kujtojmë që para dy vitesh Anxhela fitoi çmimin e parë.