Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Dhjetor 2019, 16:04

La ‘Këngën Magjike’, por pranoi ftesën e Luanës, Besa tregon arsyen

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ishte një ndër konkurrentet në edicionin 21 të ‘Këngës Magjike’. Mirëpo pas tërmetit të 26 Nëntorit, ajo u tërhoq nga festivali duke u shprehur se nuk ishte në gjendje të këndonte nga dhimbja e madhe që ndjente për njerëzit që fatkeqësisht humbën jetën nga katastrofa natyrore.

Katër ditë para tërmetit, Besa ka qenë një nga të ftuarat speciale të programit ‘Shiko Kush Luan’, në një puntatë të realizuar në kuadër të festave të Nëntorit. Kjo puntatë do të transmetohet këtë të Shtunë dhe Besa ka shpjeguar për njerëzit arsyen se përse e pranoi ftesen e Luanes.

“Të dashur miq. Kjo është puntata për Festat Kombëtare të 28-29 Nëntorit e ‘Shiko Kush Luan’, xhiruar më datë 22 Nëntor, 4 ditë përpara tragjedisë që goditi vendin tonë. Ndjehesha si “fajtore” që të transmetohej qoftë edhe këtë fundjavë, duke qënë se gëzimi, energjia dhe hareja që kemi përjetuar e përcjellë në paditurinë e çka do të ndodhte disa ditë më pas është maksimale. Por pas shumë kërkesave tuaja në @topchannelalbania @luanavjollca kanë gjykuar se është momenti. Le të shërbejë energjia e përçuar për forcë, shpresë, atdhedashuri e ringritje. Ju dua pa masë”, ka shkruar ajo në një postim të bërë në rrjete sociale.