Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Dhjetor 2019, 16:04

Historia: Si ranë në dashuri me shikim të parë Olsi dhe Rezarta

Olsi dhe Rezarta janë çifti i të sapomartuarve që mëngjesin e ditës së djeshme u gjetën të helmuar në banesën e tyre në Librazhd. Lajmi tronditi opinionin publik dhe sërish ka mbetur mister arsyeja pse çifti ka ndërmarrë aktin fatal. Fqinjtë tregojnë se Rezarta dhe Olsi janë njohur në një dasmë dhe mesa duket ka qenë dashuri me shikim të parë. Ata kanë kërcyer së bashku dhe më pas kanë folur përmes rrjeteve sociale. 

Banorët e fshatit tregojnë se Olsi, djalë i vetëm dhe me një motër që e ka emigrante në Greqi, ishte kthyer nga emigracioni tre muaj më pare.
"Olsi dilte rrallë nga shtëpia, ishte djalë i urtë dhe nuk përzihej me askënd. Dija për të që kishte qenë emigrant në Prevezë dhe se ishte kthyer për t’u martuar. Kisha dëgjuar që pas martesës do qëndronte ca kohë me prindërit dhe pastaj do largohej sërish", thotë Arbeni. 

Fqinjët tregojnë se familja jetonte në kushte të vështira dhe se burimi i të ardhurave ishte emigracioni i Olsit, i cili pavarësisht kushteve jo të mira pronotoi lokalin e fshatit për të bërë një dasmë sipas mundësive.

Pronari i lokalit ku çifti mbajti dasmën tregon: E pronotuan lokalin me 142 vende dhe dasma zgjati deri në pesë të mëngjesit. Ata erdhën të nesërmen të dy dorë për dorë, dukeshin të dashuruar dhe më dhanë lekët e dasmës. E vetmja shenjë që dallova ishte lodhja, pasi normale kishin kërcyer gjithë natën në dasmë. Por asgjë tjetër. Jam i shokuar dhe nuk mund ta besoj".

Burimi: Gazetasi.al