Pas ndarjes nga bashkëshorti, moderatorja dhe aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj ishte në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se ajo është në një lidhje me ish-deputetin, Mark Frrokun. E pyetur nëpër intervista, Rudina preferoi të mos fliste për këto thashetheme. Mirëpo së fundmi dyshja janë fotografuar bashkë. "Panorama plus" ka siguruar foto të çiftit ku ata shfaqen ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e Rudinës.

Në media është përfolur gjithashtu se kur aktorja hapi restorantin e saj, gjatë inagurimit të tij falenderoi dhe Frrokun.


