Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Dhjetor 2019, 10:10

Më në fund: Gruaja e Kemalit tregon për herë të parë portretin ëngjëllor të djalit të tyre

Në prill të këtij viti aktori shumë i njohur turk Burak Ozçivit ose siç njihet ndryshe Kemali, dhe bashkëshortja Fahriye Evcen u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Karan. Pas lindjes së Karanit, çiftit iu ofruan miliona për të publikuar foto të vogëlushit në revista prestigjioze turke e jo vetëm, por ata nuk pranuan. Për muaj me rradhë Burak dhe Fahriye e kishin mbajtur djalin larg rrjeteve sociale, por më në fund ky rregull është thyer. Fahriye ka publikuar sot tre foto me vogëlushin duke treguar për herë të parë fytyrën e tij ëngjëllore. "Karani im. Kapiteni i anijes kozmike", shkruan Fahriye./Xing.al