Nga Shqipëria / E Premte 13 Dhjetor 2019, 23:11

Si pasojë e tërmetit pezullohet mësimi në Universitetin e Mjekësisë, ja kur do të rinisë

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, gjendja e godinave dhe ambjenteve të Universitetit të Mjekësisë, nuk janë ende tërësisht të sigurta për zhvillimin e procesit mësimor. Për këtë arsye është bërë e ditur se i gjithë muaji Dhjetor do të jetë pushim.

Rektori i UMT, Arben Gjata, ka njoftuar procesi mësimor do të rinisë sërish me datë 6 Janar. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Rektoratit të UMT-së ditën e sotme.