Nga Shqipëria / E Premte 13 Dhjetor 2019, 22:10

I paska çmendur vajzat që i vogël: Publikohet foto e rrallë e Butrintit para famës

Butrint Imeri që në fillimet e karrierës së tij, ka ditur si të fitojë zemrën e publikut. Këngëtari është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu dhe në rrjete sociale ku vazhdimisht poston foto të ndryshme.

Së fundmi me anë të një fotoje të publikuar në profilin e tij të Instagramit, këngëtari është kthyer pas në kohë. Ai ka publikuar një foto me shoqet dhe shokët e klasës.

Sot është një ndër artistët më të suksesshëm, i cili përpos zërit, pëlqehet shumë nga femrat dhe për pamjen fizike. Nga fotoja e publikuar dallohet se Butrinti ka qenë gjithmonë një djalë më stil, me një paraqitje dhe qëndrim që e dallon nga tjerët. Ai është ulur në rrjeshtin e parë, i gjashti në rradhë. “Gjeni personazhin në foto. Nesër në orën 19:00 ‘M’ke rrejt”, ka shkruar ai krahas fotos, duke dhënë kështu dhe njoftimin për këngën e tij të re.