Në stadiumin Air Albania pak para nisjes së derbit Partizani-Tirana është krijuar një situatë prekëse. Në fushën e gjelbër janë futur me radhë forcat që morën pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit. Tifozët e dy skuadrave i kanë përshëndetur me duartrokitje të gjata.

Po ashtu tifozët e Partizanit kanë bërë një dedikim prekës për 51 njerëzit që humbën jetën nga tërmeti. Në një pankartë gjigante shkruhej: “Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”./ "Ballkan.web"

