Nga Shqipëria / E Premte 13 Dhjetor 2019, 19:07

Dalin detajet: Çifti i të sapormartuarve u helmuan me bar miu, por policia...

Çifti i të sapomartuarve Rezarta dhe Olsian Hajdari u gjetën të helmuar në dhomën e tyre vetëm 5 ditë pas dasmës. Ato u dërguan me urgjencë për në spitalin e Librazhdit dhe fatkeqësisht 19 vjeçarja nuk arriti të mbijetonte ndërsa 27-vjeçari është  në gjendje të rëndë.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Gjurmë’ e gjithë vëmendja i është kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ka treguar se dy të rinjtë janë helmuar me bar miu por policia nuk ka gjetur prova.

‘Më kanë konfirmuar se bëhet fjalë për bar miu. Kjo i ka marrë jetën vajzës ndërsa ka çuar në gjendje të rëndë bashkëshortin e saj. Çifit nuk ka pasur konflikte të mëparshme. Nuk kanë gjetur asnjë ambalazh në dhomën e gjumit që të lihet dyshim se janë vetëhelmuar. Policia bazuar në dëshmitë e marra dhe provat materiale, ka ngritur dy pista, atë të vetëhlemimit dhe ajo e helmimit nga person i tretë. Megjithatë 27-vjeçari do të ketë pasoja. Pasi duhet një kohë e gjatë që i riu të jetë në gjendje të komunikojë’, tha gazetari.

Në një lidhje telefonike për për emisionin ‘Pa Gjurmë’, kryeplaku i fshatit Xhyrë, Enver Pali, ka folur po ashtu në lidhje me ngjarjen. Ai ka treguar se i gjithë fshati është habitur, pasi familja e çiftit nuk njihej si familje që kishte probleme.

“Kanë qenë familje pa probleme. Nuk dimë më gjerë. Nuk kanë patur asnjë problem. U habitëm të gjithë fshati. Unë nuk di konflikte të kenë patur në fshat. Deri tani unë skam dëgjuar gjë për konflikte. Nuk e di tani. Jam habitur. Nuk kam marrë informacion më tepër presim ekspertizën. As rreth shtëpisë nuk është gjetur gjë. Kanë ngrënë darkën dhe kanë shkuar në dhomën e tyre. Kanë qenë në shtëpi më parë. Sot në mëgjes e kemi marrë vesh. ” tha kryeplaku.