Moderatorja shumë e dashur për publikun, Nevina Shtylla, është mjaft aktive në rrjete sociale. Së fundmi me anë të një postimi në Instastory, ajo ka realizuar një intervistë me ndjekësit të cilët i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Një ndër to është interesuar të dijë profesionin e saj të preferuar: aktrimin, prezantimin apo informatikën. Nevina ka veçuar kinemanë dhe po ashtu ka zbuluar një projekt të rëndësishëm në fushën e aktrimit.

“Do veçoja për momentin kinemanë, duke qenë se jam përfshirë edhe në produksion tashmë. Filmi më i fundit ku unë jam Executive Producer del në kinema me 19 dhjetor. Ndërkohë si aktore, vitin e ardhshëm do t’i bashkohem një projekti të rëndësishëm ndërkombëtar”, është përgjigjur moderatorja.






