Pas plot 11 vitesh, djemtë e grupit ‘West Side Family’, Landi dhe Armiri, u kthyen në skenën e ‘Këngës Magjike’. Bashkë me to këndoi dhe vëllai i madhit Dr.Flori, Alban Kondi. Djemtë kënduan këngën e titulluar ‘7 ditë’, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

I ftuar në emisionin radiofonik “Sara Radio Shoë” në “MCN Radio”, Albani ka treguar se ky bashkëpunim ka qenë mjaft i vështirë për të dhe te ai ka ekzistuar frika mos ndoshta njerëzit do e shikonin si zëvendësuesin e Florit.

“Të them të drejtën e kisha me frikë në fillim se mos keqkuptohej ky bashkim, mos dukej si bashkim i përhershëm me grupin se do isha aty për të zëvendësuar Florin. Ky projekt ka dy vite që na kërkohet nga fansat, gazetarët, producentët. Por unë e kisha të vështirë ta merrja si vendim”, është shprehur ai. Po ashtu ka shtuar se nuk ka ndërmend të ngjitet më në skenë, se i pëlqen të punojë në studio, në prapaskenë.





