Nga Shqipëria / E Premte 13 Dhjetor 2019, 16:04

E tmerrshme: Për shkak të xhelozisë, shqiptari i vë flakën gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shtetas shqiptar i ka vënë flakën gruas së tij në një kohë kur fëmijët nuk ndodheshin në shtëpi.

Fqinjët kanë dëgjuar gruan të bërtiste dhe kanë parë tymin të dilte nga shtëpia. Në këto momente ato kanë lajmëruar policinë të tmerruar. Fqinjët kanë treguar për mediat greke se kanë dëgjuar shpesh herë për zënka ndërmjet  çiftit shqiptar, mirëpo jo të këtyre përmasave dhe ndihen të shokuar totalisht.

Mediat greke bëjnë të ditur që gruaja është në gjendje kritike për jetën pasi flakët i kanë shkaktuar dëmëe shumë serioze. Shkak për këtë makabër mendohet të jetë xhelozia që burri kishte ndaj të shoqes, dhe mendimet mos e tradhëtonte e kanë shtyrë në këtë pikë.

Burimi: "Gazeta Reforma"