Vetëm 5 ditë pas dasmës, Rezarta dhe Olsian Hajdari i dhanë fund jetës duke u vetëhelmuar për shkaqe që ende nuk bëhen të ditura. Çiftin i gjeti nëna e djalit, në dhomën e tyre të cilën e kishin kyçur.

Në shtëpinë e familjes Hajdari, ende nuk janë hequr zbukurimet e ditës së dasmës. Në foton e publikuar nga Balkanweb shihet se në dhomën e çiftit, paja e nuses ishte ende e paketuar në dollap.

Olsi dhe Rezarta e kurorëzuan dashurinë të dielën e javës që lamë pas, ndërkohë që pas vetëhelmimit, nusja 19 vjeç ka ndërruar jetë e ndërsa bashkëshorti 27-vjeç ndodhet në reanimacionin e Elbasanit.
