Nga Shqipëria / E Premte 13 Dhjetor 2019, 14:02

Doktorët tregojnë gjendjen e 27-vjeçarit që u vetëhelmua me nusen

Olsian Hajdari, 27 vjeçari i cili u gjet i vetëhelmuar në banesën e tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit, është jashtë rrezikut për jetën dhe ndërkohë po trajtohet dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët e këtij spitali. "Shqiptarja.com" ka publikuar relacionin mjekësor nga Spitali i Elbasanit ku shkruhet:  “Pacienti O.H.  i moshës 26-vjeç banues në Rrethin e Librazhdit sillet në spitalin Rajonal Elbasan me diagonzën ‘Suspekt intoksikacioni nga ??? Aktualisht pacienti paraqitet me parametra jetësor në normë. Vazhdon trajtimi dhe observimi në vazhdimësi".

Rezarta dhe Olsian Hajdari kishin vetëm 5 ditë që ishin martuar. Rezarta, 19 vjeç ndërroi jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spital.