Nga Shqipëria / E Premte 13 Dhjetor 2019, 12:12

'Je gjithçka në jetën time', dalin mesazhet e çiftit që u vetëhelmuan

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Librazhd mëngjesin e sotëm ka tronditur mbarë opinionin publik. Çifti i të rinjve, Olsian, 27 vjeç dhe Rezarta, 19 vjeç janë vetëhelmuar për shkaqe që ende nuk bëhen të ditura. Rezarta u nda nga jeta pak minuta pasi ka mbërritur në spital ndërsa Olsi është i intubuar dhe në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishin martuar të dielën me një dasmë tradicionale. Nga ajo që shohim në rrjete sociale, Olsi dhe Rezarta kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Olsi i bënte Rezartës surpriza me buqeta me lule dhe deklarata dashurie. Një ndër mesazhet më romantik të Olsit për Rezartën ishte: "Zemra ime, të uroj dhe 100 vite të lumtura së bashku. Je gjithçka në jetën time. të dua aaaa aaaa aaaaa shummmmmm të kam shummmm zemër. Rezarta-Olsi". 

Çifti udhëtonin së bashku dhe poston shpesh foto për miqtë e tyre.