Nga Shqipëria / E Premte 13 Dhjetor 2019, 10:10

Tragjedi në Librazhd/ 5 ditë pas dasmës, çifti tenton t’i japë fund jetës, vdes 19-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd. "Faxweb" raporton se një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit. Olsian Hajdari 27 vjec, dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe kanë helmuar veten. E reja ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spital.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se 27 vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishin martuar të dielën, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat që kanë shtyrë të rinjtë drejt aktit ekstrem.