Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 23:11

U hodh nga kati i 3 për të shpëtuar, Rama i premton vogëlushit: Do të çoj unë në shkollë

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpinë e vogëlushit Aurel, i cili u hodh nga kati i tretë për të shpëtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai e ka surprizuar më një poster të Cristiano Ronaldos, të cilin ia ka vendosur pranë krevatit.

“Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do studiojë, do të ketë sukses që të bëhet i famshëm nga vetja e vet. Këtë kemi objektiv apo jo. Edhe të mësosh. Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë”, i thotë Rama vogëlushit.

Ndërkohë krahas videos ka shkruar “Kamëz - Në shtëpinë e njërit prej ëngjëjve që fluturuan nga dritaret për t'i thënë JO vdekjes, Aurelit, mikut të vogël të Cristiano Ronaldos, që hyri në shtëpinë e re për të vazhduar jetën plot me ëndrra e forcë prej një kampioni të lindur”.