Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 20:08

E zbukuruar për festa, në shtëpinë e Eni Koçit dhe Genc Prevlukajt

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më të njohur të Showbizit. Ndonëse publikojnë rrallë foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale, sigurohen që kur të publikojnë, të jetë vërtetë diçka e veçantë. Jemi në dhjetor, festat e fundvitit janë afër, ngricë ka kudo, por Genci e gjen ngrohtësinë në sytë e Enit, ashtu siç është shprehur vetë ai.

Këngëtari ka publikuar një foto pranë së shoqes në profilin e tij të Instagramit dhe frazat romantike për të fejuarën nuk kanë munguar. Fotoja është realizuar në shtëpinë e tyre, e cila shihet se është zbukuruar me rastin e festave dhe dyshja qëndrojnë të ulur pranë njëri-tjetrit.

“Jashte dritareve bore e bardhe...Mbrenda ngrohtesi qe vjen nga syte e saj…Gjysma ime me e mire”, ka shkruar Genci krahas fotos. Shtëpia duket vërtetë e ngrohtë dhe në një cep dallon pema të cilën e kanë rregulluar me zbukurime nga më të ndryshmet.