Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 17:05

I martuar me një nga vajzat më të bukura, reperi shqiptar tregon si u njohën: Më ngacmoi...

Reperi Adonis Dollapi, i njohur me emrin e artit Lazy ishte i ftuar së fundmi në "Glamour Zone", ku gjatë emisionit tregoi si u njoh me Amina Shenën, një nga modelet shqiptare më të bukura. Lazy tregoi se me Aminën është njohur 10 vite më parë në xhirimet e këngës "Game over", ku bashkëpunoi me motrën e saj, Elian. Reperi u shpreh se ka qenë Amina ajo e cila e ka ngacmuar e para.

"Unë isha duke xhiruar videoklipin me Elian dhe aty filloi të më ngacmojë Amina vetë. Gjithmonë i them me shaka: Ti vetë më zgjodhe mua", tregoi Lazy.

Kujtojmë që Lazy dhe Amina janë prindër të një djali./Xing.al