Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 15:03

'Ma a ta kam prekur zemrën kur isha te barku jot?', Bora na emocionoi me videon e djalit

Djali i Bora Zemanit dhe Vin Velit, Arbori feston sot ditëlindjen. Vogëlushi bën 5 vjeç e në këtë ditë të rëndësishme, Bora i ka bërë një dedikim tejet të veçantë të birit. Bora ka postuar një video ku Arbori e puth dhe i thotë 'Të dua shumë' ndërsa krah videos moderatorja i emocionoi të gjithë me urimin. Bora tregon pyetjet që i bën shpesh Arbori e një prej tyre është: "Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?"

"Shshshsh... qetesi!!! Arbori im ben 5 vjec sot dhe mami ka dy fjale per te thene: Vertete nuk e kuptoj si kaloj koha kaq shpejt, Ti dje ishe nje bebe ndersa tani, nje djale i vogel llafazan qe me jep mend ose me pyet per cdo gje. Tani je rritur dhe e ke mesuar qe "shakpa" jane "shapkat", qe "fuckla" jane "flluskat", qe "oh maj gaj" eshte "oh my god" etj... ke pak problem "kondicionerin" qe i thua akoma "goconjer" por pune e madhe, keto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa...."O ma, pse Zoti e ka vene shkronjen A te paren?", "Po Zoti a ka qene bebe?", "Pse ora kalon kaq shpejt?", "Pse nata eshte kaq e shkurter?" dhe vazhdon pyet, "Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?". Nje pyetje qe te bene ta bertasesh pergjigjen.... PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me ate doren tende te vogel magjike dhe e ke ndricuar kaq shume. Prandaj per nje gje jam e sigurt, ti je bekimi me i madh qe me eshte dhene ndonjehere ne jete! Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel! Tani le te filloje festaaaa...", shkruan Bora.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on