Lori Hoxha është padyshim një nga vajzat më me influencë dhe që shpeshherë inspiron vajzat e reja me stilin e saj të veshjes apo me deklaratat ku flet për vështirësitë që ka kaluar e si ka arritur t'ia dalë mbanë. Lori komentohet shumë edhe për jetën luksoze, makinat e shtrenjta, veshjet firmë, udhëtimet në vende ekzotike etj. Së fundmi Lori ka lejuar fansat t'i bëjnë pyetje të ndryshme e një prej tyre i ka bërë një pyetje interesante. "Nëse lumturia do të ishte një monedhë, sa e pasur mendon që je?", ishte pyetja e një ndjekësi.
"Shtresë e mesme! Mund të përballoj shumicën e nevojave të mia dhe njëherë në kaq kohë, mund të shpenzoj pa menduar gjatë në diçka të mirë", u përgjigj Lori.

Fashionistja tregoi gjithashtu se në Londër jeton vetëm dhe për këtë qytet u shpreh se ka më shumë të mira sesa të këqija.

E pyetur si reagojnë në universitet kur ajo i thotë se është nga Shqipëria, Lori u përgjigj se ata i thonë: "Oh sa mirë, ku është ky vend?"

