Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 15:03

'E di ç'të bëj unë ty', sherr në restorant mes Renato Mekollit dhe gazetarit (Video)

Renato Mekolli është përballur me një situatë të papritur kur një çift i ka shkuar në restorant dhe kanë bërë sherr për motive xhelozie. Ishte gazetari i "Thumb On", Ronaldo Sharka ai që ka shkuar në restorantin e Renatos, së bashku me "të dashurën". Ronaldo aktron sikur u bë xheloz që e dashura shikon Renaton. Shefi del nga kuzhina dhe shkon tek tavolina e çiftit për të sqaruar situatën, pa e ditur që e gjitha është një kamerë e fshehtë. 

"O v'lla e ke idenë me kë je ngatërru? E di ç'të bëj unë ty?", i thotë gazetari Renatos ndërsa ky i fundit ia kthen: "Ça do bësh ti mo?". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Vazhdimin na mbetet ta shohim të dielën në "Thumb on", në RTV Ora.