Bëri bujë dy muaj më parë një foto ku shfaqej Anxhelina dhe Beatrix në shoqërinë e dy futbollistëve, Neymar dhe Mbappe teksa po festonin Halloweenin në një hotel luksoz në Paris. Nuk mbaroi aty takimi i dy kushërirave me dy futbollistët. Mbappe duket se e ka pëlqyer shumë Beatrixin sa filloi të pëlqente fotot e saj në Instagram.

Diçka po ndodh mes tyre, sepse mbrëmë Anxhelina dhe Beatrixi kanë qenë fanset më të mëdha të dy futbollistëve në ndeshjen kundër skuadrës së Galatasaray. Dy kushërirat kanë publikuar në Instagram foto dhe video nga stadiumi duke bërë tifo për Paris Saint Germain, skuadrën ku luajnë Neymar dhe Mbappe.


