Në gusht të këtij viti, ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli u bë gjyshe për herë të parë. Vajza e saj, Megi solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Nikola. Vogëlushi ka sjellë shumë lumturi në familjen e tyre dhe Jozefina nuk i ka kursyer fotot me të.

Ditën e sotme ajo ia ka ëmbëlsuar ditën ndjekësve duke postuar një foto ku shfaqet me nipin në krahë. Foton Jozefina e ka shoqëruar me një zemër duke treguar dashurinë e madhe që ka për nipin. Në sy bie edhe ambienti i shtëpisë me një atmosferë të ngrohtë.



