Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 13:01

Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Është bërë sot nënë për herë të parë këngëtarja e njohur e shumë hiteve, Cassie. Lajmin e bukur e dha vetë Cassie me një postim në Instagram ku shfaqet duke kapur dorën e të bijës së porsalindur. Cassie ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes të cilën kanë vendosur ta quajnë Frankie Stone.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Casandra (@cassie) on

"Ajo është thjesht ndyshe. Frankie Stone Fine. Shoqja ime më e mirë", shkruan Cassie.

Në shtator Cassie u martua me partnerin e saj Alex Fine, me një dasmë që u zhvillua në privatësi.

Gjatë shtatzënisë këngëtarja ka postuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë që për 11 vite Cassie ka qenë e lidhur me reperin P-Diddy, me të cilin sot ruan marrëdhënie të mira pasi ky i fundit e uroi për pritjen e ëmbël.