Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 12:12

Gënjyen për të marrë para dhe ushqime nga 'Dua të të bëj të lumtur', reagon Arbana Osmani

Bëri bujë dy ditë më parë deklarata e Elidës në emisionin "Historia ime", ku deklaroi se tek "Dua të të bëj të lumtur" kishin shkuar me një komplot mes tyre për të marrë ushqime falas dhe pagesën e qerasë për dy muaj. Elida dhe Ariana u bënë të njohur para 10 muajsh kur Elida gjatë emisionit "Dua te te bej te lumtur", i kërkoi të falur publike të shoqit që e kishte tradhëtuar dhe e kishte futur në burg pa arsye.

Elida: Emisioni që është bërë herën tjetër është bërë me dijeni të Arianit. Sepse na kanë paguar 2 muaj qira dhe na kanë sjellë për 3 muaj ushqime në shtëpi. Elida ka qenë më Francë, në Greqi, Gjermani, Kosovë gjithandej ka punuar Elida për shtëpinë. Ariani di të luajë dhe raki, nuk punonte Ariani..

Mirela Milori: Më fal, ke gënjyer tek ai emisioni tjetër?

Elida: Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arianin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arianin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi.

Pas kësaj deklarate, Arbana Osmani ka reaguar duke postuar deklaratën zyrtare të emisionit "Dua të të bëj të lumtur", ku shkruhet se ka qenë Zonja Elida që kishte shkuar në zyrat e emisionit për t’u bërë pjesë e "Dua të të bëj të lumtur" dhe se çifti ka nënshkruar një deklaratë ku marrin përgjiegjësi të plotë për atë që kanë thënë. Në fund të deklaratës shkruhet: Programi nuk mundet dhe as nuk synon të zëvendësojë organet shtetërore nën hetimin, ndjekjen dhe përgjegjësinë për deklaratat  publike të qytetarëve".