Nga Shqipëria / E Enjte 12 Dhjetor 2019, 10:10

Më në fund u rikthye, zbulohet data kur do të nisë 'Lufta e Nuseve'

Një nga programet që publiku e pret me padurim është "Lufta e nuseve", një garë e fortë mes nuseve, por edhe dhëndurëve të cilët e përjetojnë me aq emocion sa edhe partneret e tyre. Histori dashurie, celebrime, dekorime me klas, atmosferë, fustane madhështore, ky program i përmban të gjitha për të na mbërthyer pas ekranit. 

Nuset në konkurrim si asnjëherë më parë për fustanin e bardhë, arredimin dhe ceremoninë më të bukur. Edicioni i gjashtë është gati dhe tashmë është zbuluar data.

"Lufta e Nuseve" fillon nga data 4 Janar 2020, ditë e shtunë, ora 20:00 në Televizionin Klan./Xing.al