Një gjyshe britanike është dënuar me burg pasi tentoi të fuste ilegalisht 3 emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Jackie Willis, 53 vjeç u kap duke transportuar në bagazhin e makinës së saj emigrantët nga Calais drejt Dover, nëpërmjet Eurotunel. "Daily Mail" shkruan se gjyshes i ishin ofruar 3 mijë paund. 53-vjeçarja punonte si menaxhere në një firmë kateringu, por sipas avokates, ajo ishte tunduar nga paratë. Jackie Willis ishte përlotur në sallën e gjyqit teksa u dënua me 6 muaj burg. Ajo nuk lejohet të shkojë në Francë për dy vjet pas daljes nga burgu.

"Ajo është e penduar për veprimin e saj dhe e pranoi akuzën që në momentin e parë. Familja e saj ishte në sallë të gjyqit për ta mbështetur, teksa ajo nuk mbante dot lotët", tha avokatja.
Burimi: tvklan.al
