Pas pothuajse dy vitesh së bashku, modelja Cara Delevingne ka njoftuar se është ndarë nga partnerja Ashley Benson. “Unë dhe Ashley u ndamë”, shkruante ajo në një status në Twitter.

Më pas ky status është fshirë dhe ende nuk dihet me siguri nëse lajmi është i vërtetë. Shumë prej fansave kanë aluduar se llogaria e Carës në Twitter mund të jetë vjedhur dhe po presin një reagim prej çiftit.

Më parë, në një intervistë për revistën 'Elle', Cara është shprehur se dashuria për Ashleyn e bënte njeri më të mirë dhe se ishte marrëzisht e dashuruar me të. Kjo i ka bërë fansat të shpresojnë që të mos jetë e vërtetë që i kanë ndarë drejtimet e tyre në jetë.






