Aktori turk Burak Ozçivit u bë shumë i njohur nga roli i Kemalit në serialin "Kara Sevda" ndërsa tani ka arritur kulmin e karrierës duke zëvendësuar Ertugrulin. Burak është shpallur edhe si një nga meshkujt më të pashëm turq dhe duket se e gjithë familja e tij kanë gene të bukura. Këtë e vërteton një foto e postuar së fundmi ku Burak shfaqet me të motrën. Ka qenë kjo e fundit që e ka postuar foton në rrjete sociale duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të vëllain.

Motra e aktorit quhet Burçun dhe është nënë e një vajze. Ashtu si Burak, edhe e motra ka tipare shumë të bukura siç e shihni në fotot e mëposhtme./Xing.al



