Një vajzë e re në moshë, vetëm 19 vjeç ka vendosur të shesë virgjërinë për një shumë prej 100 mijë eurosh. Ajo quhet Ekaterina dhe është me origjinë ukrainase, por jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Mirror" bën të ditur se e reja postoi një video online për blerësit e mundshëm.

"Përshëndetje, emri im është Katia. Jam me origjinë nga Ukraina, por tani jetoj në SHBA. Flas anglisht dhe pak rusisht. Arsyeja se përse dua të shes virgjërinë time në Cinderella Escorts është sepse dëshiroj të udhëtoj, të kem luks, të shijoj jetën dhe të jem e lumtur. Në fund të ditës ky është trupi im, është zgjedhja ime dhe ky është vendimi që kam marrë", shprehet ajo në video.

19-vjeçarja ka postuar gjithashtu disa foto ku tregon trupin me të brendshme.



