Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 15:03

Vetëm 16 vjeç, Greta Thunberg shpallet Personazhi i Vitit 2019

Aktivistja, Greta Thunberg është vlerësuar si Personazhi i Vitit 2019 dhe është hera e parë që një 16-vjeçare merr këtë titull nga revista prestigjioze amerikane "Time".

"Forca e të rinjve", është slogani i vendosur në kopertinën e kësaj reviste e cila që nga viti 1927 çdo muaj dhjetor shpall Personazhin e Vitit.

Me këtë titull, Greta ka mundur edhe presidentin Trump dhe zëdhënësen e dhomës së Parlamentit Nensi Pelozo, njeriu që ngriti procedurën për shkarkimin e presidentit Trump, por edhe protestuesve të Hong Kongut ku protestat nuk ndalen prej 6 muajsh rresht.

Greta Thunberg u bë shumë e njohur duke ngritur zërin që liderët botërorë të punojnë më shumë për ndaluar ngrohjen globale.

"Greta" u bë një zë i madh për çështje të mëdha me të cilat u përball planeti gjatë këtij viti dhe udhëhoqi lëvizje në të gjithë botën", tha kryeredaktori i revistës "Times", Edward Felsenthal.