Një biznesmen është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave të huaja me dhuratën që i ka bërë stafit. Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Saint John Properties, Edward St.John ka surprizuar stafin duke i dhënë bonus 10 milionë dollarë si dhuratë për Krishtlindje.

Stafi i kompanisë përbëhet nga 198 persona dhe sipas bonusit, secili prej tyre do marrë mesatarisht një çek prej 50.000 dollarësh.
Shefi, Edward St. John u shpreh se shuma që secili punonjës do të marrë varet nga puna e tyre e pozicioni. Por shumica e tyre do marrin në shtëpi mesatarisht rreth 50.000 dollarë, njoftoi New York Post.

