Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 14:02

Loti i mbasdites: Salsano Rrapi kopjon Eneda Tarifën në mënyrë epike

Eneda Tarifa u shpall pak ditë më parë fituese e këtij edicioni të Këngës Magjike. Kënga "Ma zgjat dorën" u pëlqye shumë nga publiku dhe një performancë epike të saj ka bërë sot aktori dhe moderatori Salsano Rrapi. Salsano shfaqet duke kënduar këngën e më pas dikush i tërheq dorën duke shkaktuar të qeshura me atë çfarë ndodh. "Ahahahha....lot i mbasdites. Në kuptimin e parë të fjalës ... “Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës)", shkruan Eneda krah kësaj videoje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

Kujtojmë që Eneda dhe Salsano dikur prezantonin bashkë "Portokallinë".