Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 12:12

Do festonte ditëlindjen, bashkëshorti publikon videon prekëse nga kujtimet me Salomen

Në 13 qershor të këtij viti u nda nga jeta një nga aktoret më të njohura nga telenovelat meksikane, Edith Gonzalez e njohur si Salome. Aktorja nuk arriti ta fitonte betejën me kancerin dhe ndërroi jetë duke lënë pas bashkëshortin Lorenzo Lazo dhe vajzën 15-vjeçare, Constanza.

Ditën e djeshme, Salome do festonte ditëlindjen dhe do mbushte 55 vjeç e në këtë ditë, bashkëshorti Lorenzo ka postuar një video nga kujtimet e tyre. Në video Salome shfaqet gjatë pushimeve të tyre në Myanmar duke shijuar një gotë shampanjë.

"Jetë e bukur! Sot po ndaj me emocion të madh një video private nga udhëtimi me dashurinë time Edith në Myanmar, me një frazë që është një dëshmi dhe një udhëzim i jetës: Për ata që largohen, ndalet koha, por jo për ata që i kujtojnë. Faleminderit për kaq shumë lumturi në jetën tonë! Gëzuar ditëlindjen", shkruan bashkëshorti i Salomes./Xing.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LazoMargain Lorenzo (@lazomargain) on