Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit i mori jetën dy vëllezërve Abazi nga Gjilani. Ata lanë pas 6 jetimë dhe ndihmat për familjen Abazi kanë qenë të shumta. Së fundmi kanë qenë dy këngëtarët Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani që kanë vizituar familjen Abazi dhe kanë bërë të ditur se të ardhurat e koncertit në Boston iu dedikuan kësaj familjeje.
“Koncerti i te ardhurave tona ne Boston, ju dedikua familjes Abazi qe humben dy djemte ne termetin e Shqiperise”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë që edhe Ermal Fejzullahu ka deklaruar se do të ndërtojë një shtëpi për familjen Abazi.
View this post on Instagram
