Para dy ditësh u publikua traileri i filmit “I love Tropoja”, nga Ermal Mamaqi. Filmi pritet të dalë me datë 29 Janar dhe premiera do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në film luan një kast i mrekullueshëm aktorësh dhe së fundmi Ermali ka zbuluar se kush fshihet pas kolonës zanore të ‘I love tropoja’. Emri është një surprizë e vërtetë!

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Ermali ka treguar se i madhi Valentin Veizi, ka kompozuar muzikën e filmit dhe se për të ka qenë ëndërr të punonte krah emrave që kanë vënë shtyllën në muzikën shqiptare, ama kurrë nuk e kishte menduar se një ndër kompozitorët më të shquar, do ishte pjesë e filmit të tij. Ai ka publikuar një foto ku shihet prane Veizit, i cili është afër pianos, dhe ka njoftuar se rregullimet e fundit për muzikën e ‘I love Tropoja’ kanë mbaruar.

"Të punoj me emrat që kanë vënë shtyllat në muzikën shqiptare ka qënë një ëndërr për mua që kur isha në Liceun Artistik. Ama që I Madhi Valentin Veizi, të kompozonte një nga veprat e tij sinfonike më të arrira për filmin tim,kjo është edhe tani që po shkruaj e pabesueshme. Sapo mbaruam rregullimet e fundit për muzikën e filmit I Love Tropoja. Jam i nderuar, i prekur dhe i bekuar nga notat e tua mjeshtër", shkruan Ermali.
