Nga Shqipëria / E Martë 10 Dhjetor 2019, 21:09

5 vite së bashku: Almeda dhe Tolgahani zgjedhin mënyrën ideale për të shprehur dashurinë

Moderatorja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ato janë bashkë që prej një kohe të gjatë dhe e kanë provuar vazhdimisht dashurinë e madhe që ekziston mes tyre.

Ditën e sotme, dyshja kanë mbushur plot pesë vite së bashku, në shoqërinë e njëri-tjetrit. Në kuadër të këtij rasti, Almeda ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet duke i dhuruar bashkëshortit një të puthur në faqe. Krahas postimit ajo ka shkruar thjesht numrin e viteve së bashku, shoqëruar nga një zemër e kuqe.

Ndërkohë Tolgahani, i cili e ka publikuar po ashtu nje foto, ka shkruar: “5 te dua shume shpirti im …”