Nga Shqipëria / E Martë 10 Dhjetor 2019, 18:06

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur Anne Hathaway në muajin Korrik dha lajmin e bukur se ishte shtatzënë për herë të dytë dhe pozoi disa herë me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi është bërë e ditur se fëmija i saj ka ardhur në jetë.

Anne dhe partneri i saj Adam Shulman, janë bërë prindër për herë të dytë dhe janë fotografuar rrugëve të qytetit me koshin e foshnjës, të cilin e kishin mbuluar me batanije. Kjo është shëtitja e tyre e parë pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Gjinia apo emri që i kanë vendosur ende nuk dihen, pasi Anne dhe i shoqi ende nuk kanë publikuar asgjë në lidhje me foshnjën. Sic duket po mundohen ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.